Dibra ka zbuluar një mënyrë të re për të testuar durimin e qytetarëve, rrethrrotullimi kryesor i qytetit është zaptuar nga firma Selami Shpk në pronësi tëish-deputetit të LSI Shkëlqim Selami i cili duket se nuk i ka shkëputur marrëdhëniet me kolegët në pushtet. Një betonierë në veprim në pronësi të firmës së tij, që po derdh beton për një pallat, ka bllokuar qarkullimin normal të qytetit prej një jave.
Policia e zonës, e cila zakonisht duhet të ndihmojë në ngërçin e qarkullimit, duket se ka vendosur në këtë rast të shikoj nga larg. Ndoshta është një formë e sofistikuar e artit të qetësisë urbane ose thjesht një mënyrë për të mos u përfshirë e ngatërruar me individ kanë në krah pushtetin.
Duket se në Dibër, kush ka një firmë ndërtimi, një betonierë dhe pushtetin në krah, ka jo vetëm pallatin, por edhe rrugën. Në këtë rrethrrotullim të Dibrës, kjo ngjarje tregon qartë se fuqia e pushtetit privat mbi hapësirat publike, është më i fortë se çdo rregull.
Mesazhi i qytetarit:
Përshëndetje JOQ, dua të denoncoj këtë situatë në Dibër. Prej një jave rruga është e bllokuar, sidomos tek rrethrrotullimi, ndërsa policia nuk merr asnjë masë. Vetëm ju na jepni zgjidhje, pasi shteti mungon.