Ushtarët kërkojnë ndryshimin e rregullit të rruajtjes së mjekrës

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 27.08.2025, 15:21

Ditën e djeshme JOQ Albania publikoi shqetësimin e instruktorit të rekrutëve që vijnë të rij në ushtri. Ai tregonte se djemtë po largohen çdo ditë e më shumë nga radhët e ushtrisë, për shkak të një rregulli që është kthyer në bezdisës, ku ushtarët urdhërohen që të rruhen çdo ditë përpara se të nisin stërvitjen.

Vijnë rekrutë të rinj në kursin fillestar, janë shumë të përgatitur, pastaj bëjnë kërkesë të heqin dorë kur e kuptojnë se është me detyrim heqja e mjekrës,” shkruante insturktori, duke vijuar më tej me kërkesën që ky rregull të rishikohet.

Menjëherë pas këtij denoncimi, me dhjetëra ushtarë por edhe djem të rinj që duan t’i bashkohen ushtrisë, i janë drejtuar redaksisë sonë duke shprehur të njëjtin shqetësim.

Njëri prej tyre i cili ka vëllain ushtar, me anë të një bisede telefonike, tregoi se ka shumë dëshirë t’i bashkohet ushtrisë dhe të japi kontributin e tij për Shqipërinë, por pjesa e mjekrës e step.

Unë jam një qytetar që kam shumë dëshirë të bëhem pjesë e Ushtrisë, por për shkak të mjekrës nuk dua që të jep atje. Nëse bëhet e lejueshme mjekra... unë njof shumë vetë që nuk futen vetëm për këtë gjë,” thotë ai.

Të tjerë ushtarë kanë treguar me anë të mesazheve atë që kanë përjetuar.

Njëri shkruan: “Unë kam bërë kam bërë shërbimin te Bataljoni i Mbështetjes së Shtabit të Përgjithshëm që quhej më parë Bataljoni i Sigurimit. Aty abuzohet jashtëzakonisht me ushtarët të cilët i përdorin për çdo lloj pune, nuk ju paguajnë ditët shtesë, nuk ka pushime, ushtarët ndihen të shfrytëzuar dhe për këtë arsye refuzojnë të rinovojnë kontratat.

Një tjetër djalë i ri shkruan se po merr kurim për shkak të heqjes së përditshme të mjekrës.

Unë personalisht po përdor ilaçe të lëshuara nga dermatologu për të trajtuar infeksionet dhe irritimin që shkaktoj rruajtja e vazhdueshme. Mbajtja e mjekrës nuk ndikon në stërvitje dhe nuk pengon asnjë detyrë ushtarake. Ndihem i demoralizuar nga kjo rregullore dhe jam duke menduar që në fund të kontratës, të largohem nga Ushtria vetëm për këtë arsye.

Këto por edhe denoncime të tjera, kërkojnë një reagim nga Ministria e Mbrojtjes që rregullorja e mjekrës të rishikohet, në mënyrë që ushtria të mos mbetet vetëm si emër, por të ketë dhe anëtarë që japin kontribut në të.

Denoncimet e plotë:

Denoncimi i parë:

Meqenese shikova ate postimin e instruktorit te rekrutave ne ushtri mu kujtua edhe mua se si trajtohen ushtaret sepse une jam nje ish ushtarak dhe e dij fare mire se cfare behet ne ushtrine tone te degraduar sidomos ne disa reparte behen shume abuzime ne lidhje me te drejtat e ushtarakeve.

Une per shembull kaq bere sherbim te bataljoni i mbeshtetjes se shtabit te pergjithshem qe quhej me pare bataljoni i sigurimit. Aty abuzohet jashtezakonisht me ushtaret te cilet i perdorin për cdo lloje pune, nuk jua paguajne ditet shtese, nuk kane pushime, ka shumë mungese efektivi per kete arsye nuk rinovojne kontraten ushtaret sepse ndihen shumë te shfrytezuar dhe me e keqja eshte se nuk e paguajne turnin e trete 3 dhe njekohesisht kompania e ceremonialit nuk e mbulon dot ceremonine dhe shfrytezon ushtaret e kompanise se ruajtjes per te bere edhe ceremoni po ate dite edhe ne sherbim roje qe i bjer te besh rreth 16 ore pune, ndersa paguhesh per 8 ore pune aty eshte nje gjendje katastrofale.

I bej thirrje te rinjve mos te genjehen nga reklamat qe shikojne sepse realiteti aty eshte shumë skandaloz, aty ka disa komandante-eprore qe e kane privatizuar ushtrinë. I bej thirrje ministrit te mbrojtjes te marri masa per keto papergjegjshmeri qe behet te bataljoni i mbështetjes. Respekte per JOQ.

Denoncimi i dytë:

Prsh JOQ meqe u hap kjo tema e 'Mjekres ne Ushtri', dua te ngre nje shqetesim qe prek shume te rinj qe duan te hyjne ne ushtri.

Rregullorja nuk lejon mbajtjen e mjekres, gje qe per disa prej nesh eshte problem serioz moral dhe shendetesor. Shum djem te rinje nuk futet ne ushtri vetem per shkak te mjekres, por ata qe flasin kunder nuk e kuptojne se sa shume dëmtohet lekura nga heqja e mjekres.

Une personalisht po perdor ilace te leshuara nga dermatologu per te trajtuar infeksionet dhe irritimin qe shkakton rruajtja e vazhdueshme. Gjithashtu, mbajtja e mjekres nuk ndikon ne stervitje dhe nuk pengon ne asnje detyre ushtarake. Shume ushtare ndihen te demoralizuar nga kjo rregullore dhe une vete jam duke e menduar qe ne fund te kontrates te largohem nga Ushtria vetem per kete arsye.

Do te ishte mire qe Z.Minister te vepronte ne kete rast, per hir te atyre djemve qe po i sherbejne vendit ne cdo situate emergjente, duke shqyrtuar mundesine e ndryshimit te kesaj rregulloreje Anonim te lutem.

Denoncimi i tretë:

Si jeni JOQ? Doja ti bashkohesha kolegut sepse edhe un dhe te gjithe ushtaret qe po sakrifikojn jeten e tyre per atdheun per vendin tone per te ardhmen e ktij vendi po trajtohemi ne nje menyr shume te ulet dhe perbuzese.

Une jam nje i ri qe i jam bashkuar Gardes se Republikes prej gati 3 vitesh. Jam pjese e njesis speciale dhe duke mare parasysh te gjithe rrezikun qe kemi dhe ngarkesen e pa imagjinueshme te ngarseses se punes ka pas raste te perseritura ku na kan ardhur kontroll dhe gjeja e pare qe shikojn eshte mjekrra dhe e bejn problem aq te madh sa disa koleg te mi kan mar paralajmerie te shumta per pjesen e paraqitjes se jashtme “mjekrres”.

Jemi te rinj i kemi hyr ksaj pune sepse e kemi pasion ekemi ne gjak tradit nga familjaret tan qe kan dhen jeten per kete toke dhe mendoj qe duhet te miren masa te menjehershme sepse po largohemi te gjithe nga ky vend. Faleminderit Anonim te lutem.

Denoncimi i katërt:

Pika e pare kryesore pse e lash ushtrine. Na u shqye ftyra duke u rrujt çdo dite, me tpakte te jet 1 her ne jave.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit