Paralajmërimi i Mendim Rugovës: Ja çfarë dimri na pret këtë vit

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 27.08.2025, 22:16

Meteorologu Mendim Rugova ka deklaruar se këtë dimër mund të ketë më pak reshje dëbore.

Ai ka thënë se reshjet e shiut në vjeshtë do të jenë më të shpeshta gjatë muajit nëntor.

“Për dimër mund të them se parashihet të ketë më pak reshje dëbore, të paktën sipas modeleve të fundit që lidhen me reshjet e borës. Në përgjithësi, edhe vjeshta mund të jetë pak e thatë, së paku po flas për vjeshtën meteorologjike që fillon më 1 shtator.

Sa i përket muajit tetor, mund të ketë edhe më pak reshje, ndërsa prej nëntorit presim më shumë reshje”, tha Rugova.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit