Mashtrimi me mikrokreditë/Lushnjari tregon skemën e MCA: Mora 4 milionë, duhet të paguaj 11

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 27.08.2025, 12:41

Një qytetar nga Lushnja i është drejtuar redaksisë tonë për të denoncuar një rast mashtrimi dhe zhvatje nga mikrokreditë, NOA dhe MCA.

Muhameri ka treguar për JOQ ALBANIA se në vitin 2009, vajza e tij ka marrë një kredi te NOA por nuk ka mundur ta shlyejë të gjithën brenda afatit të caktuar. Para 5 vitesh, në banesën e tij në Lushnje janë paraqitur disa "inspektorë" nga Micro Credit Albania të cilët i kanë kërkuar të firmosë disa dokumente pasi në të kundërt do i merrnin shtëpinë.

I trembur nga këto kërcënime, Muhameri ka firmosur menjëherë dokumentet pa e ditur se shuma e kredisë që do paguante do shumëfishohej. Ai thotë se vlera e kredisë së marrë ka qenë 4 milionë të vjetra, por me firmosjen e dokumentave nga MCA ai ka paguar deri më tani mbi 11 milionë lekë.

Sapo ka kuptuar këtë skemë mashtrimi dhe vjedhje, qytetari i është drejtuar NOA-s, aty ku ka marrë fillimisht kredinë, por ata e kanë njoftuar se MCA merret tanimë me këto lloje kredish. Qytetari ka kërkuar llogari nga MCA, por askush nuk i ka dhënë as dokumentet fillestare të kredisë së marrë në 2009 dhe asnjë përgjigje për këtë zhvatje që po i bëjnë.

Qytetari ka denoncuar këtë vjedhje edhe në Bankën e Shqipërisë dhe Ministrinë e Financave, por duke deklaruar se nuk është kompetencë e tyre, qytetari ka mbetur në udhëkryq. Ai thotë se prej 5 vitesh paguan çdo muaj nga 8000 lekë të reja te MCA pa e ditur se ku shkojnë lekët e tij dhe nëse shlyerja e kredisë ka mbaruar apo jo.

Denoncimi i qytetarit:

"Dua të flas per nje kredi qe ka mare goca ime ne 2009. Kredine e ka mare ne NOA por para 5 vjeteve na erdhen ne Lushnje ata Trimat e M C A dhe thane do te marim shtepine ty po nuk firmose keto letrat. Une i firmosa dhe ata me kishin rrasur nga 3 000 000 leke te vjetra 11 000 000 vec atyre qe kishte shlyer goca. Une kam 5 vjet qe po laj gjynafet e vjedhieve qe ka bere M C A. Ata nuk me kane dhene te dhenat e kredise qe ka mare goca. Noa nuk me ka pranuar kam vetem ca letra qe ka bere M C A. Une kam 5 vjet qe paguaj cdo muaj 8 000 Lek te reja dhe vazhdoj rregullisht pagesat kurse me M C A nuk kontaktoj dot te 4 numrat e telefonit i kane te mbyllur kurse instancat e tjera shteterore, ministria e Finaces me kane thene seshte ne kopetencen tone"

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit