Në pyjet e fshatrave Stravajt, Sopot, Turje dhe Qukës në territorin e Bashkisë Prrenjas po ndodh një shkatërrim masiv i pyjeve, i cili tashmë ka arritur përmasa alarmante.
Prejet e paligjshme janë zhvilluar prej vitesh, banorët e zonës thonë se së fundmi po priten edhe filizat e rinj të drurëve, duke rrezikuar në mënyrë të qëndrueshme ekosistemin dhe pasuritë natyrore të zonës.
Burime për JOQ ALBANIA bëjnë me dije se të gjitha drurët e prerë transportohen dhe depozitohen në depot e Bushtricës dhe Stranikut, që janë nën administrimin e Bashkisë Prrenjas. Më pas, këto lëndë drusore tregtohen, me mbështetjen dhe lehtësimin e punonjësve të bashkisë, të cilët pajisin prerjet me dokumentacion të rremë.
Banorët e shqetësuar nga kjo masakër e vazhdueshme thonë se pavarësisht shkeljeve të shumta, nuk ka asnjë masë efektive nga autoritetet përgjegjëse. Sipas tyre, në këmbim të një ryshfeti mujor, autoritetet lokale por edhe shtetërore, shmangin çdo veprim konkret për të parandaluar këtë situatë alarmante dhe shkelje flagrante.
Ata thonë se të gjitha strukturat janë në dijeni të plotë për situatën, pasi në zonat ku po kryhen prerjet, hapen dhjetëra kilometra rrugë të reja në pyje, të cilat lehtësojnë transportin e paligjshëm të drurit, por sërish askush nuk merr masa.
Banorët kërkojnë nga institucionet përkatëse që të ndërhyjnë urgjentisht për të ndaluar këtë shkatërrim të pasurisë natyrore dhe për të ndëshkuar përgjegjësit ashtu siç e parashikon ligji.
Denoncimi i qytetarit:
Masaker e papar ne Bashkin Prrenjas. Ne pyjet Stravajt Sopotit Turje mal Qukesit nuk po ngelet dru ne kembe prejet kan vazhdu prej vitesh po tani po prriten filizat .Te gjitha drute prera shkojn depozitohen ne Bushtrice e Stranik te bashkis Prrenjas e cila me pas tregtohet nen kujdesjen punonjesve bashkis duke e pajisur me dekumentacion te rreme dhe nuk marrin asnje mase per parandalimin masakres ne pyjet bashkis prrenjas ne kembim te rrushfetit mujor qe marrin.
Asnje institucion nuk vepron, inspektorjate polici e shtetit te cilet jane dijeni te plote per masakren qe behet me dhjetera kilometra rrug hapen ne pyje mjafton te ngjitesh ne Gjokumell te malit Qukesit e ndjekesh rruget drej Turjes dhe do shikoni masakren ku rreth 4000 metra presin zbresin vendcrumvullim. Edhe 1 rast konkret qe policia Prrenjasit beri me komisarjatin Librazhdit dhe punonjesit pyjores ne butith te malit Quksit per verifikim prerjesh pergjigjja ka nje genjeshter ku mbi 10 hektar nuk ka dru kembe dhe prerjet jan te vitit 2025. Nuk presim zgjidhje nga policia e Librazhdit apo Perrenjsit te cilet jan bashkepuntor me kontrabandistet duke marr rrushfet cdo muaj me rroge. Ju lutemi ta publikoni dhe berja sa me mediatike per parandalimin e kesaj masakre
