Pamje e shëmtuar në kalanë e Borshit, flamujt shqiptarë të grisur

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 27.08.2025, 11:45

Një situatë e trishtë ka kapur vëmendjen e banorëve dhe vizitorëve të zonës së Borshit, ku pamjet e fundit tregojnë flamujt shqiptarë të grisur duke valëvitur në kalanë historike të këtij qyteti. Video e dërguara nga qytetarë tregon një pamje të shëmtuar dhe të papranueshme për një vend që mban trashëgimi kulturore dhe historike.

Ky veprim shihet si një mungesë respekti ndaj simboleve kombëtare dhe trashëgimisë historike. Pamjet, që janë fyese për kombin tonë, duket se nuk kanë bërë përshtypje kryebashkiakut Tavo, i cili mesa duket ka vendosur t’i lërë flamujt “në punë” edhe për disa kohë.

Në draftin e ri të Kodit Penal, Ministri Manja ka paralajmëruar qartë se përdhosja e simboleve kombëtare dënohet me deri në 3 vite burg. Pra, nëse drafti miratohet, duket se Tavo dhe bashkëpunëtorët e tij mund të “shijojnë” pasojat ligjore për këtë lënien e flamujve në gjendje të mjerueshme sigurisht vetëm nëse të paprekshmit mund të preken.

Bashkia dhe institucionet përkatëse duhet të ndërmarrin masa urgjente për të zëvendësuar flamujt e dëmtuar me të rinj. Flamuri shqiptar, si simbol i identitetit dhe unitetit kombëtar, nuk meriton të qëndrojë “për dekor” në këtë gjendje skandaloze, por të respektohet në çdo hapësirë publike historike.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit