Rudina Degjoni i fut 500 MILION Lekë në xhep Janis Karathanos

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 27.08.2025, 12:17

Rudina Degjoni, drejtoresha e Spitalit Rajonal Memorial Fier ka shpallur një tender bashkë me fituesin brenda. Bëhet fjalë për 500 Milion Lekë për kite reagentë. Një tender i shpallur me Flamur të Kuq për mungesë konkurrence.

Në garë me veten ka qenë vetëm Pegasus shpk e Janis Karathanos që është shpallur fituese. Gjysmë miliardi lekë në xhep të oligarkut të shëndetësisë dhe Karanathos vazhdon të konsumojë para publike nga zyrtarë të korruptuar me të cilët ndan pazaret.

Përfitues i miliona eurove nga taksat e popullit ndër vite në afera me titullarët publikë të shëndetësisë dhe asnjë gjemb s'i ka hyrë në këmbë shushunjës së gjakut të shqiptarëve e buxhetit të shtetit. Duke qenë se pushimet i mbaruan, drejtësia është në stinën që të spërkasë dezinfektantët.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit