Diamanti Blu një nga TikTokerat më të komentuar negativisht, i njohur për gjuhën e ashpër dhe ofendimet publike ndaj të tjerëve, është dhunuar gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë mbrëmjen e djeshme.
Në pamjet që po qarkullojnë me shpejtësi në rrjetet sociale, shihet qartë momenti kur një person, pa u ekspozuar para kamerës, i afrohet dhe shpullos mirë e mirë TikTokerin. Ky i fundit nuk reagon fizikisht ndaj dhunuesit, ndërsa dhunuesi dëgjohet duke e paralajmëruar të mos ofendojë e shaj më në publik.
Sipas informacioneve që qarkullojnë, shkak i përplasjes mendohet të jetë ofendimi i vazhdueshëm që Diamanti ka bërë ndaj një tjetër personazhi të njohur të TikTok-ut, Aronit. Ky i fundit reagoi publikisht duke thënë se sharjet kanë qenë të përsëritura, por vetëm ditën e djeshme njerëzit e tij kanë arritur të përballen me të “për t’u sqaruar”.
Ky nuk është rasti i parë që TikTokerat shqiptarë rrihen, filmohen e më pas bëhen viral nëpër rrjete sociale.