Fisnik Qosja kthen ish-fabrikën e qelqit në vendgrumbullim plehrash

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 27.08.2025, 08:49

Një tjetër denoncim për gjendjen skandaloze të mbetjeve në qytetin e Kavajës ka mbërritur pranë redaksisë sonë. Këtë herë bëhet fjalë për zonën e ish-fabrikës së qelqit, e cila tashmë nuk ngjan më me një hapësirë industriale të braktisur, por me një landfill të hapur në mes të qytetit.

Pamjet janë skandaloze plehrat të shpërndara gjithandej, duke iu afruar pragut të banesave, ndërsa aroma e rëndë është kthyer në “frymëmarrjen e përditshme” të banorëve. Situata po përhap rrezik infeksioni, por askush nuk duket i shqetësuar përveç qytetarëve që jetojnë mes këtij realiteti.

Në anën tjetër, kryebashkiaku Fisnik Qose duket se e shikon panoramën e shëmtuar të qytetit vetëm nga dritarja e zyrës së tij, aty ku kolltuku i butë e mbron nga era e rëndë dhe realiteti i hidhur. Siç ndodh rëndom, kujtesa për qytetin i rikthehet vetëm në kohë fushate, kur Kavaja për disa ditë i kthehet prioritet. Pjesën tjetër të vitit, qyteti mbetet i harruar nën plehra.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit