Incident në qendër të Durrësit: Mjeti futet mes turmës së qytetarëve gjatë koncertit

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 27.08.2025, 00:59

Një situatë e pazakontë dhe alarmante është denoncuar mbrëmjen e së martës në Durrës, ku një mjet është futur mes turmës së njerëzve që po ndiqnin një koncert në qendër të qytetit. Ngjarja e filmuar nga një qytetar ka shkaktuar panik mes të pranishmëve, por fatmirësisht nuk ka patur të lënduar.

Videoja, e cila është dërguar në redaksinë e JOQ Albania, tregon qartë momentin kur një makinë me targa AB 885 DZ, depërton në zonën e destinuar për ndjekësit e koncertit, duke i hapur rrugë me forcë mes turmës së mbledhur. Pamjet tregojnë njerëzit që lëvizin me nxitim për të shmangur makinën, ndërsa kjo e fundit vazhdon të ecë përpara.

Sipas dëshmisë së qytetares që bëri denoncimin, shoferi nuk ka ndaluar edhe kur policët i kanë bërë shenjë me tabelë për t’u ndalur.

Ende nuk dihet se cili ishte qëllimi i shoferit dhe çfarë e shtyu të vepronte në këtë mënyrë. Mjeti duket se ka lëvizur ngadalë, duke evituar përplasjen me njerëzit, por sjellja e tij ka qenë e rrezikshme dhe ka vënë në rrezik sigurinë e qytetarëve që ndodheshin në qendër të Durrësit, në bulevardin 'Epidamn'.

Autoritetet ende nuk kanë dhënë një deklaratë zyrtare për ngjarjen, por kjo situatë nxjerr në pah nevojën për masa më të rrepta të sigurisë në evente të tilla masive, ku fluksi i njerëzve është i lartë. Pavarësisht faktit se nuk ka të lënduar, incidenti shërben si një kujtesë e rëndësishme për rreziqet që mund të shkaktohen nga veprime të tilla të pakujdesshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit