Pamje dramatike në Lushnjë: Zjarri përfshin pallatin, dhjetëra banorë të bllokuar

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 26.08.2025, 21:46

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Lushnjës, ku një pallat është përfshirë nga flakët, duke shkaktuar panik tek banorët.

Raportohet se dhjetëra persona janë bllokuar brenda ndërtesës për shkak të tymit dhe zjarrit, ndërsa katër prej tyre janë dërguar me urgjencë në spital për ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë dy mjete zjarrfikëse dhe dy ambulanca, të cilat po punojnë për evakuimin e banorëve dhe neutralizimin e flakëve.

Ende nuk dihen shkaqet që çuan në shpërthimin e zjarrit, ndërsa policia dhe zjarrfikësja vijojnë operacionin në terren.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit