Korçë, aksident i rëndë: 73-vjeçari përplas me makinë dhe vret 50-vjeçaren me biçikletë

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 26.08.2025, 21:28

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e sotme qytetin e Korçës.

Rreth orës 20:40, në rrugën e Voskopojës, një 73-vjeçar me inicialet F. H. ka përplasur me makinën e tij një grua rreth 50 vjeçe, e identifikuar si A. E., e cila po lëvizte me biçikletë. Për fat të keq, gruaja ka ndërruar jetë në vendngjarje, pa mundur t’i mbijetojë goditjes.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e automjetit në Komisariat për veprime të mëtejshme, ndërsa grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po heton për të zbuluar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit tragjik.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit