Ditën e sotme, ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu reklamoi në rrjetet e saj sociale shkollën 9-vjeçare "Rilindja" në Gramsh e cila në tetor të vitit të kaluar i është nënshtruar rikonstruksionit me vlerë 950 mijë euro.
Duke postuar disa foto nga fasada e jashtme e kësaj shkolle, ministrja ka njoftuar se shkolla është gati të presë 250 nxënës e mësues për vitin e ri shkollor falë investimit të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Bashkisë së Gramshit.
"Shkolla 9-vjeçare “Rilindja” në Gramsh, me standarde europiane, klasa të reja e mjedise bashkëkohore do të ofrojnë këtë vit të ri shkollor kushte dinjitoze për 250 nxënës dhe mësues, falë investimit të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Bashkisë së Gramshit".
Por, pas fasadës së reklamuar me bujë në rrjetet sociale, fshihet një problem serioz për familjet e nxënësve: shkolla kërkon që perdet dhe grilat e dritareve të blihen me kontribut financiar nga vetë prindërit.
Sipas denoncimeve që kanë mbërritur nga qytetarët, drejtoria e shkollës dhe bashkia po kërkojnë që çdo prind të kontribuojë për të mbuluar këto kosto, edhe pse investimi për rikonstruksionin duhet të ishte përdorur edhe për këtë pjesë.
Ata thonë se fëmijët i kanë librat e grisur dhe në shtëpi skanë vetë grila ndërkohë që drejtoria u kërkon lekë për këtë arsye.
Ky veprim ka shkaktuar pakënaqësi dhe revoltë tek familjet, sidomos për faktin se nuk është një iniciativë vullnetare, por kërkohet në mënyrë të organizuar dhe pa transparencë mbi arsyet pse këto elementë nuk janë përfshirë në fondin e rikonstruksionit.
Denoncimi 1:
Skandal 1 milione euro investim ne shkollen Rilindja Gramsh dhe drejtoria dhe bashkia do te rjepi dhe prinderit
Denoncimi 2:
Pershendetej JOQ, Tenderi i rikonstruktimit te shkolles Rilindja Gramsh esht 1 miljard e 200 miljon lek dhe nuk kane lek per grila e perde. Po presin ta pranojne te gjithe prindrit qe ta pjestojne nga sa na bie. Nxenesit kane librat e grisur neper shkolla keta kerkojn grila. Une skam te shpia ime grilla
