Në orët e para të mëngjesit të kësaj të Marte, një shpërthim i fuqishëm me lëndë plasëse është regjistruar në qendër të fshatit Fushë Kuqes, në zonën e Kurbinit.
Mësohet se shpërthimi i ka ndodhur një personazhi të njohur publik, shpesh i përfolur në mediat rozë. Sipas informacioneve që redaksia jonë ka siguruar, ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit, ndërsa policia ende nuk ka bërë një reagim zyrtar për këtë rast.
Banorët e zonës janë trembur shumë nga kjo ngjarje dhe zhurma e fortë e lëndës plasëse.
Një qytetar shkruan: “Përshëndetje JOQ, jam një qytetar i Fush Kuqes, sot në orët e para të mëngjesit ka shpërthyer exploziv këtu në qendër të Fush Kuqes dhe po e mbajnë fshehur këtë lajm. Ju lutem kemi frikë me ndejt në shtëpi ca spo ndodh këtu. Nga ora 04:00 e mëngjesit ndodhi, po lajmi ska dalë askund, po mbahet i fshehur.”
Policia pritet të japë më shumë detaje për këtë ngjarje, dhe nëse ka pasur apo jo të lënduar. Banorët nga ana tjetër ndihen të rrezikuar, dhe kërkojnë që të merren masa për ndëshkimin e autorëve, që qetësia publike dhe siguria e tyre të mos cënohet më.