7 ditë pa asnjë gjurmë për Florjanin, familjarët në ankth kërkojnë ndihmën e qytetarëve

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 26.08.2025, 17:45

Kanë kaluar 7 ditë nga zhdukja e 44-vjeçarit Florjan Gjermeni nga Lushnja dhe ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij.

Florjani është larguar nga banesa më 19 gusht, rreth orës 18:00, dhe prej asaj dite nuk është kthyer më.

Një familjare e tij i është drejtuar sot redaksisë së JOQ Albania me këtë apel:

“Për fat të keq, të gjitha kërkimet e bëra deri më tani nuk kanë sjellë asnjë rezultat apo sinjalizim. Edhe forcat e rendit kanë qenë këto ditë në terren bashkë me ne, me dron dhe me qenin gjurmues, por sërish asgjë. Ju lutem, na ndihmoni ta rikthejmë publikimin, pasi familja është shumë e shqetësuar.”

Familjarët apelojnë se çdo informacion, sado i vogël, mund të jetë vendimtar për gjetjen e tij.

Kushdo që ka informacion ose e ka parë, i lutur të kontaktojë në këto numra:

– 068 31 777 80 – 069 82 419 48

Gjithashtu, mund të kontaktoni edhe forcat e rendit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit