"Në qytetin e Pogradecit nuk ekziston më asnjë vend parkimi i dedikuar për personat me aftësi të kufizuara".
Ky denoncim vjen nga qytetarë të cilët kanë vënë re se të gjitha hapësirat e mëparshme, të shënuara me tabela dhe vija të verdha për invalidë, janë fshirë dhe janë kthyer në vende parkimi me pagesë, nën menaxhimin e koncesionarit privat që ka marrë në dorëzim shërbimin nga bashkia.
Ata kanë raportuar se në një nga rrugët kryesore të qytetit, ku më parë ndodheshin 3 vende të rezervuara për invalidë (me shenjë përkatëse dhe sinjalistikë të verdhë), tabela është hequr dhe vendi është rilyer me ngjyrë blu, duke e kaluar në kategorinë e parkimeve të zakonshme me pagesë.
Qytetarët thonë se situata është shqetësuese, pasi në të gjithë qytetin nuk ekziston më asnjë hapësirë e dedikuar për këtë kategori që ka nevoja të veçanta. Kjo praktikë është në kundërshtim me ligjin, i cili kërkon që hapësirat për persona me aftësi të kufizuara të jenë të garantuara dhe të pandryshueshme.
Denoncimi i qytetarit:
Te tre vendet kane qene per invalidet, tani i ka marre koncesionari me pagese, asnje parkim per invalidet nuk ka ne qytetin e Pogradecit. Bashkia e Pogradecit e ka dhene sherbimin me koncesion. Ishte tabela, 3 vende per invalid dhe u hoq. U vijezua me blu poshte. Ka qene me vija te verdha poshte dhe tabele invalidi, 3 vende. Tani nuk ka me parkim per invalide ne Pogradec, jane hequr te gjitha ne rruget kryesore. Atehere kane qene parkim per invalide dhe ka 1 jave qe eshte hequr tabela dhe eshte kthyer me pagese, ne gjithe qytetin e pogradecit nuk ka me parkim per invalide.

