Naile dhe Arben Afmataj, prindër të katër fëmijëve nga fshati Nikël, i janë drejtuar redaksisë së TVANews për të kërkuar ndihmën e shqiptarëve. Nëna e familjes, Nailja, po përballet me një gjendje të rëndë shëndetësore.
Linku GoFound:https://www.gofundme.com/f/op-finanzierung-in-deutschland
Para 16 vitesh, Nailja u diagnostikua me një tumor në zonën e krahut. Ajo e fitoi atë betejë me shumë sakrifica, por ndërhyrja kirurgjikale e detyroi të mbante një protezë. Sot, pas kaq vitesh, proteza është dëmtuar dhe ka lëvizur, duke shkaktuar dhimbje të forta dhe rrezik serioz për jetën e saj. Mjekët kanë sqaruar se i duhet një operacion i shpejtë në Gjermani, por kostoja e ndërhyrjes arrin në 125 mijë euro një shumë e paarritshme për çiftin që jeton thjesht për të mbajtur fëmijët.
Në këtë moment të vështirë, Nailja i drejtohet të gjithë shqiptarëve, kudo që ndodhen. Ajo është një nënë që nuk kërkon asgjë për veten, por vetëm mundësinë për të qëndruar pranë dhe për tu kujdesur për katër fëmijëve të saj.
Familja Afmataj kërkon solidaritet, që së bashku të bëhet e mundur shpëtimi i një jete dhe që katër fëmijë të mos rriten pa ngrohtësinë e nënës.
Kush ka mundësi t՞ kontakltoj në numrin +355682466127.
Adresa:Nikël.