Sali Berisha vazhdon të premtojë se “do ta shkatërrojë Edi Ramën”

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 26.08.2025, 14:40

Pas pushimeve, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat, akuzoi qeverinë aktuale se ka ngritur një “narkodiktaturë” dhe paralajmëroi se opozita do të ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm për t’i bërë ballë këtij regjimi.

Sipas Berishës, sot vendin nuk e sundon më ideologjia, por droga.

Që prej vitit 2013, ku pozita erdhi në pushtet, opozita ka deklaruar se do të “shkatërrojë regjimin e Ramës”, por ky regjim vijon ende të qeverisë...

Në fjalën e tij, Berisha theksoi:

“PD do ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm për t’i rezistuar kësaj narkodiktature, këtij narkoshteti, duke i ripërtërirë, duke i riorganizuar. Por një gjë duhet t’u them ju dhe çdo shqiptari, se në qoftë se në diktaturën e parë, ideologjia marksiste leniniste ishte shpallur forcë lëvizëse dhe e vërteta është se me luftën e klasave, ajo diktonte, përcaktonte fuqishëm në shumë aspekte, përcaktonte jo vetëm në dhunën dhe opresionin, por jo më pak në indoktrinimin e njerëzve.”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit