Një muaj pasi turistja ra nga shkëmbi, asnjë masë sigurie nuk është marrë

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 26.08.2025, 15:04

Më 23 korrik të këtij viti, në “Gjirin e Filikurit” në Himarë ndodhi një ngjarje tragjike, ku një turiste hungareze humbi jetën pasi u rrëzua nga shkëmbi gjatë zbritjes me litar.

Sipas informacioneve që JOQ Albania siguroi atere, turistja me inicialet M. B. 23-vjeçe qëndroi mbi dy orë në breg të detit, pa marrë asnjë ndihmë mjekësore por vetëm me kujdesin e pushuesve të tjerë. Më pas, policia organizoi transportimin e saj me varkë, por e reja nuk arriti t’u mbijetonte plagëve të rënda.

Ngjarja shkaktoi lëndime edhe për disa miq të v iktimës, të cilët u goditën nga gurët që u shkëputën nga shpati i malit në momentin e rrëzimit të saj.

Edhe pse rasti tronditi opinionin publik dhe ngriti pikëpyetje serioze mbi sigurinë e pushuesve në këtë zonë të qetë bregdetare, deri më sot duket se nuk janë marrë masa konkrete nga Bashkia Himarë apo Ministria e Turizmit për të garantuar një rrugë të sigurt për vizitorët.

Pamjet më të fundit tregojnë se turistë të tjerë vazhdojnë të zbresin nga maja e shkëmbit duke u kacavjerrë dhe duke rrezikuar jetën e tyre.

Një qytetar shkruan: “Ky është shkëmbi i Filikurit, që Bashkia Himarë pretendon se e ka mbyllur.

Është e domosdoshme që institucionet përkatëse të marrin masa sa më parë, në mënyrë që të parandalohet përsëritja e një tragjedie të ngjashme me atë të turistes hungareze.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit