Bashkia Tiranë e la pa shtëpi mes rrugëve, ndërron jetë Tefiku te stacioni i Trenit

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 26.08.2025, 14:15

Tefik Seferi, qytetari që prej më shumë se 10 vitesh jetonte ditë e natë në rrugët e Tiranës, pasi Bashkia i prishi shtëpinë dhe e la mes rrugëve, ka ndërruar jetën.

Burime për JOQ ALBANIA bëjnë me dije se 69-vjeçari ka humbur jetën ditën e dielë si pasojë e një ftohje të rëndë ndërsa prej 10 ditësh kishte qenë i shtruar në spital.

Tefiku, baba i 5 fëmijëve, disa prej tyre të sëmurë, i kalonte ditët e netët në rrugët e kryeqytetit, duke lypur lëmosha për fëmijët pasi vetë nuk ishte i aftë të punonte dhe shteti s'i ofronte asnjë lloj ndihme.

Qytetarët që e njihnin Tefikun dhe e ndihmonin çdo ditë me aq sa mundeshin, kërkojnë të gjejnë familjen e tij e cila tani përballet me një humbje të madhe.

Kushdo që ka mundësi dhe dëshirë për të ndihmuar familjen e Tefikut, të kontaktojë në numrin: +355 69 354 3253

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit