Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë disa shkurre dhe një restorant në fshatin Markatomaj, pranë superstradës Lezhë-Milot.
Burime për JOQ ALBANIA bëjnë me dije se flakët kanë përfshirë restorantin e dasmave “Orkidea Palace”, në pronësi të këngëtarit Zef Beka. Flakët kanë nisur në pjesën e jashtme të restorantit nga disa shkurre, por ato janë përhapur me shpejtësi në pjesën e kuzhinave aty ku ndodhen edhe bombulat e gazit.
Forca të shumta zjarrfikëse janë duke punuar intensivisht për të vënë nën kontroll zjarret që janë përhapur me shpejtësi dhe kanë dalë jashtë kontrollit.