Pas përfundimit dhe hapjes së projektit të Unazës së Madhe, një problem ka dalë në pah në zonën e njohur si ura e Babrroit. Një qytetar ka shprehur shqetësimin e tij për pengesat që po krijohen në qarkullimin e automjeteve, për shkak të bordurave që ende nuk janë hequr nga rruga.
Sipas qytetarit, kjo situatë po shkakton kaos të vërtetë në trafikun e zonës, duke penguar lëvizjen e lirë të makinave dhe duke krijuar vështirësi të konsiderueshme edhe për kalimin e autobusëve.
Duke qenë se bordurat janë të shumta autobusi e ka tepër të vështirë të udhëtoj në këtë zonë, teksa në oraret e fluksit të qarkullimit e ka thuajse të pamundur. Ai thekson se pavarësisht se rruga është tashmë funksionale, këto pengesa fizike po krijojnë probleme serioze për ata që frekuentojnë këtë aks rrugor. Qytetari i cili kishte zgjedhur të përdorte urbanin u shpreh se:"Gjendja ishte katastrofike pasi lëzivja ishte aq e vështirë sa autobusi nuk luante vendit."
Shoferët të cilëve u duhet të kalojnë nga kjo rrugë thuajse çdo ditë kërkojnë një ndërhyrje të menjëhershme nga autoritetet përkatëse pasi situata po kthehet në një problem tejet shqetësues, sidomos për autobusët.