Pronari i hotelit “Scandinavia” në Ulqin i cili pak ditë më parë u denocua për fyerjet rraciste dhe sulmin ndaj pushuesve nga Kosova pasi ka parë postmin ka kontaktuar pranë redaksisë dhe ka tentuar të korruptojë JOQ për të pastruar emrin e hotelit me vlerësime skandaloze.
Pak para 'rryshfetit' JOQ Albania ka siguruar një tjetër video, ku pronari i hotelit “Scandinavia”, i njohur si “Musti”, është filmuar duke përdorur gjuhë të rëndë raciste ndaj pushuesve romë dhe kosovarë.
Në video, pronari dëgjohet teksa shprehet: “Ne kemi turpëruar njerëzit, nuk shkon me të tillë njerëz, nuk shkon ky material... Pse askush nuk i do romët? Pse të gjithë janë kundër romëve? Ata nuk janë prej Zotit, nuk janë si një dritë e Zotit.”
Duke folur me përçmim dhe urrejtje, ai arrin deri aty sa të thotë se është turp që ka pranuar “ciganë” në hotel, ndërsa nuk merr parasysh faktin se po i drejtohet pushueseve të moshuara që kanë edhe nevoja shëndetësore.
Skandali thellohet më tej kur, pas publikimit të denoncimit, pronari është vënë në kontakt me JOQ ku, nëpërmjet mesazheve në WhatsApp, ka tentuar të ofrojë para në këmbim të mbylljes së çështjes dhe devijimit të së vërtetës.
Kjo sjellje jo vetëm që konfirmon mungesën e respektit për klientët, por edhe tentativën e qartë për korrupsion ndaj medias. Ndërkohë, në platformën Tripadvisor, hoteli “Scandinavia” ka një vlerësim mjaft të ulët, me vetëm 1.9 yje nga 5, që flet shumë për nivelin e shërbimit dhe respektin ndaj pushuesve.
Mes shumë ankesave, bie në sy edhe komenti i Sarah J, e cila shkruan: “Na grabitën dhe na kërcënuan. ‘Scandinavia’ është skandali më i madh që kemi përjetuar ndonjëherë si familje. Menaxheri është mashtrues dhe manipulator. U ndjemë të kërcënuar dhe u detyruam të largoheshim më herët pasi nuk ndiheshim të sigurt. Na dhanë një apartament të pistë, djemtë 19 dhe 21 vjeç u detyruan të flinin në divan, për 149 euro nata! Pas një nate e ndërpremë udhëtimin. Për një natë na morën 400 euro pa ujë të ngrohtë, pa peshqirë banje, pa asgjë. Kurrë më!”
Po ashtu, një tjetër vizitore, Olivia K, thotë: “E tmerrshme. Pis, e ndotur, shumë larg nga çdo gjë. Pishina ishte e mbyllur, jashtë dritares kishte plehra, dhomat të vjetra e të pashtruara, frigoriferi me myk. Nuk do t’ia rekomandoja këtë vend askujt.”
Ky rast është një tjetër dëshmi e qartë se si diskriminimi, shërbimi skandaloz dhe tentativat për korrupsion nuk mund të fshihen pas dyerve të një hoteli që pretendon të mirëpresë turistë, por në fakt ofendon, kërcënon dhe përpiqet të blejë heshtjen e mediave.