Petrit Hajdari bëhet kryetar i PDK-së në Drenas në vend të Ramiz Lladrovcit

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 26.08.2025, 13:42

Petrit Hajdari emërohet ushtrues detyre i kryetarit të Degës së PDK-së në Drenas.

Partia Demokratike e Kosovës në mbledhjen e rregullt të kryesisë së saj, përveç shqyrtimit të zhvillimeve politike në vend, ka diskutuar edhe për dinamizimin e përgatitjeve për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Në këtë kuadër, në bazë të statutit të partisë, kryesia e PDK-së ka emëruar strukturat udhëheqëse të përkohshme të Degës së Drenasit, kryesinë e re të saj, duke i dhënë kompetencat për të plotësuar edhe strukturat në nivel të nëndegëve. Me unanimitet të plotë, Petrit Hajdari është emëruar ushtrues detyre i kryetarit të kësaj dege, duke marrë besimin e kryesisë për të udhëhequr proceset e radhës.

Partia Demokratike e Kosovës hyn në këto zgjedhje me vizion të qartë: fitore bindëse në komunat ku qeverisim, fitore të reja në komuna të tjera dhe modelim të një qeverisjeje më të mirë, me qytetarin në qendër.

PDK mbetet e përkushtuar që përmes përfaqësuesve të saj të garantojë qeverisje efikase, zhvillim të qëndrueshëm dhe mirëqenie të shtuar për qytetarët, duke dëshmuar se është model i përgjegjshëm i menaxhimit lokal dhe alternativë moderne për të ardhmen e komunave të Kosovës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit