IKSHPK: Vaksinimi i fëmijëve i domosdoshëm para fillimit të vitit shkollor dhe parashkollor

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 26.08.2025, 18:12

Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës kanë publikuar një njoftim të rëndësishëm për prindërit dhe institucionet arsimore, gjersa bëjnë të ditur se vaksinimi i fëmijëve i domosdoshëm para fillimit të vitit shkollor dhe parashkollor.

MSH dhe IKSHPK u bëjnë thirrje prindërve që të sigurohen që fëmijët të kenë marrë të gjitha vaksinat e parashikuara sipas Kalendarit të Rregullt të Vaksinimit, para fillimit të vitit të ri shkollor dhe paraqitjes në çerdhe e kopshte.

“Vaksinat janë të sigurta dhe mbrojnë fëmijët nga sëmundje të rënda e ngjitëse. Vaksinimi në kohë ndihmon në parandalimin e shpërthimeve të sëmundjeve në komunitet. Shëndeti i fëmijës suaj është mbrojtja më e mirë për të dhe për shoqërinë. Ju ftojmë që të vizitoni Qendrën tuaj më të afërt të Mjekësisë Familjare për të kryer vaksinimin para fillimit të vitit shkollor”, thuhet në njoftim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit