Po lufton me tumorin prej 7 vitesh, Afërdita ka nevojë për ndihmën tuaj

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 26.08.2025, 09:23

Një histori e dhimbshme vjen nga Peja, ku një grua e quajtur Afërdita po lufton prej shtatë vitesh me një tumor që i ka ndryshuar tërësisht jetën. E pamartuar, pa mbështetje financiare dhe pa mundësi për të punuar, ajo ndodhet sot përballë një situate dramatike.

Afërdita, për shkak të gjendjes shëndetësore, e ka të pamundur të lëvizë dhe ka nevojë jo vetëm për një shumë parash për të mbuluar shpenzimet mjekësore, por edhe për dikë që të kujdeset për të. Motra dhe vëllai i saj, tashmë në moshë të thyer dhe vetë të pafuqishëm për t’i ardhur në ndihmë, nuk munden ta përballojnë barrën e rëndë.

Të gjithë ata që kanë mundësi të kontribuojnë për këtë rast humanitar mund të kontaktojnë në numrin: +383 49 174 862 ose të kontribuojë në llogarinë e saj bankare Iban: 1403000035235232.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit