Djalli i fshehtësive: Si humbet besimi në martesë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 26.08.2025, 19:51

Një nga problemet më të mëdha në martesë lind kur njëri prej bashkëshortëve rrëfen vetëm një pjesë të së vërtetës. Me kalimin e kohës, e vërteta e plotë del në pah, dhe atëherë bëhet shumë më e vështirë të rindërtohet besimi

Besimi është një nga shtyllat kryesore të marrëdhënieve në çift. Është aq i rëndësishëm, sa shumë çifte nuk do të martoheshin nëse nuk ekziston ky raport ndërsjellë. Ata që e humbin shpesh përfundojnë duke u ndarë.

“Besimi ndërtohet pikë pas pike…”

Çdo martesë mbështetet mbi bazën e besimit. Kur dy njerëz i premtojnë njëri-tjetrit se do të jenë bashkë në të mirë e në të keq, në shëndet dhe sëmundje, në pasuri dhe varfëri – kjo është një përgjegjësi e madhe. Prandaj, pritshmëria që bashkëshorti të qëndrojë besnik këtij zotimi e bën besimin një element vendimtar.

Një shprehje e njohur thotë: “Besimi ndërtohet pikë pas pike, por humbet si një fuçi e derdhur.” Sa herë e keni dëgjuar këtë thënie? Dhe sa herë jeni bindur për vërtetësinë e saj?

Psikologët japin këshilla se si të mbushni “fuçinë” e madhe të besimit në martesë, siç e përshkruajnë ata me figurë:

1. Mbani premtimet tuaja – kjo forcon besimin

Duket e thjeshtë, por shpesh është e vështirë. Bëni atë që thoni se do ta bëni. Përmbushni detyrimet tuaja. Besimi ndërtohet përmes gjesteve të vogla të përditshme. Çdo ditë kemi me dhjetëra mundësi për të treguar se jemi të besueshëm.

2. Pranoni kur gaboni

Mos i fshihni gabimet. Kur të ndodhë të gaboni, rrëfejini partnerit tuaj. Mund të jetë e pakëndshme për momentin, por pranimi dhe kërkimi i faljes forcon besimin, nëse bëhet në mënyrën e duhur.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit