Çfarë po ndodh në Vorë? Policia dhe 3 ambulanca në vendngjarje, dyshohet për ngjarje të rëndë

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 25.08.2025, 21:22

Mbrëmjen e sotme është raportuar për një ngjarje të rëndë në Vorë. Sipas një denoncimi të mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, në zonë kanë mbërritur disa automjete policie dhe 3 ambulanca, mes tyre edhe ambulanca e morgut.

Policia ka bllokuar rrugën dhe po devijon qarkullimin, ndërsa lëvizja e mjeteve të urgjencës dhe të policisë ka qenë intensive. Qytetari që sjell denoncimin thotë se nga larg nuk e sheh qartë situatën, por dyshohet se mund të ketë pasur një ngjarje të rëndë, me viktimë ose të plagosur.

Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga policia lidhur me shkaqet e pranisë së forcave dhe mjeteve shëndetësore në zonë.

Mesazhi i plotë i qytetarit:

"Përshëndetje JOQ, Në Vorë erdhi ambulanca e morgut, policia ka bllokuar rrugën dhe po i devijojnë. Vijnë vetëm makina policie dhe ambulancë. Jam larg, nuk e shoh qartë, por ndonjë vdekje ose plagosje. Janë 3 ambulanca."

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit