Zhduket 77-vjeçari nga Lushnja, familjarët kërkojnë ndihmë për gjetjen e tij

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 25.08.2025, 20:27

Një familje nga Lushnja i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për ndihmë, pasi një i afërm i tyre është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më.

Bëhet fjalë për 77-vjeçarin Agim Hoxha, i cili është larguar nga banesa në qytetin e Lushnjës në orët e para të mëngjesit, pa dijeninë e askujt, dhe që prej asaj kohe nuk ka dhënë asnjë shenjë.

Familjarët shprehen të shqetësuar pasi nuk kanë asnjë informacion për vendndodhjen e tij, pavarësisht se kanë bërë edhe denoncim në polici prej disa orësh.

“Përshëndetje JOQ! Ju lutem a mund të më ndihmoni duke e publikuar rastin e babait. Jemi shumë të shqetësuar pasi është larguar nga banesa në qytetin e Lushnjes, në mëngjes pa dijeninë e askujt dhe nuk kemi asnjë informacion për vendndodhjen e tij. Babai quhet Agim Hoxha, 77 vjeç. Nëse dikush ka informacion apo e ka parë diku, ju lutem të telefonojë në numrin 0686960222. Është personi në foto. Kemi bërë denoncim edhe në polici prej disa orësh, por përsëri nuk kemi marrë informacion. Faleminderit.”

Familja bën apel që kushdo që mund ta ketë parë ose të ketë informacion mbi vendndodhjen e 77-vjeçarit, të kontaktojë menjëherë në numrin e sipërpërmendur.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit