Duket se i vetëquajturi sipërmarrës, Krenar Çoçaj i përdor paratë e pisëta si kamuflazh i kazanovës romantik mbi të dashurat VIP-e që frekuenton.
Ndër lidhjet që ka pasur burimet e shumta të paligjshmërisë i derdh në udhëtime luksoze e dhurata me vlera marramendëse për vajzat me të cilat ka pasur lidhje.
Krenar Çoçaj, ka qenë i akuzuar për nxitje në vrasje dhe u dënua nga gjykata me një vit burg për “pjesëmarrje në rrahje” në një club nate. Emri i tij është përmendur shpesh për shkak të ngjarjeve problematike që lidhen me kompaninë e tij “Blue Taxi”.
Rikujtojmë se ekskluzivisht në një rast të bërë publik nga JOQ, një turiste franceze u ngacmua seksualisht nga një shofer i pa licencuar i Çoçajt (4 shtator 2023). Më pas një automjet i kompanisë përplasi për vdekje 69-vjeçarin Albert Zade.
Mediat kanë raportuar se taksi të “Blue Taxi” dyshohen se përdoren për transport droge në Tiranë.
Por të gjitha përfshirjet në krime lehtësisht të hetueshme e të verifikueshme nga SPAK, për të ardhurat e pajustifikueshme i kamulfon me sjellje kazanove romantik mbi të dashurat VIPE të ekraneve.
Çoçaj para se të kapej mat në Ibiza me ish-missin Endi Demneri, financuesi i vajzave të ekranit provoi të vuloste historinë me një propozim martese që i ngjante skenave të filmave romantikë.
Çoçaj mbërriti me helikopter, nga i cili hodhi me mijëra trendafila mbi një resort luksoz në Jug dhe duke ofruar një show spektakolar, iu ul në gjunjë moderatores Luana Vjollca dhe nxori nga xhepi një unazë që sipas burimeve, kushtonte rreth 20,000 €.
Sipas burimeve, moderatorja kapi unazën e blerë me paratë e drogës dhe ia hodhi në det, duke bërtitur: “Largohu ore gomar”. Skena që shënoi edhe ndarjen e tyre duke bërë që më pas kazanova të "strehohej" në kraharorin e Endi Demnerit për të shpenzuar paratë e paligjshmërisë në Ibiza.