Paralajmërimi rrëqethës i gjyshes për mbesat para aksidentit tragjik

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 25.08.2025, 18:24

Saranda është përfshirë nga dhimbja pas ngjarjes së mbrëmshme, ku dy motrat Elvisa dhe Rozina Dhimaku, vetëm 22 dhe 20 vjeçe, humbën jetën në një aksident fatal në aksin rrugor Delvinë–Sarandë.

Sipas familjarëve, vajzat kishin marrë leje nga prindërit për të shkuar në qytet dhe për të pirë një kafe. Ato ishin shoqëruar nga mikja e tyre, Antonela Zhupa, e cila mbeti e plagosur rëndë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Para se të niseshin, motrat kishin kërkuar të merrnin edhe vëllain e tyre të vogël, 10-vjeçar, por babai nuk e kishte lejuar pasi fëmija ishte i lodhur për shkak të problemeve shëndetësore.

Një detaj prekës ka dalë nga dëshmia e gjyshes së tyre, e cila u kishte thënë para se të largoheshin: “Mos ikni, kam parë një ëndërr të keqe.” Fjalë që, fatkeqësisht, u shndërruan në realitet tragjik.

Policia bëri të ditur se aksidenti u shkaktua nga një automjet tip “Audi”, i drejtuar nga 23-vjeçari Kevi Norra specialist në Ministrinë e Brendshme, i cili përplasi makinën ku ndodheshin vajzat. Testet e kryera pas ngjarjes konfirmuan se ai ishte në gjendje të dehur, përtej kufirit të lejuar të alkoolit në gjak. Ai kreu një parakalim fatal me shpejtësi skëterrë duke çuar të rejat drejt vdekjes.

Autoritetet e arrestuan menjëherë Norra-n, i cili do të përballet me akuzat për “shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “drejtim të mjetit në mënyrë të parregullt”.

Ngjarja ka tronditur thellë opinionin publik dhe komunitetin lokal, ndërsa familja Dhimaku po përballet me humbjen e dyfishtë më të rëndë të jetës së tyre.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit