Gruaja e ‘pronarit’ shtang pushuesit, hap pritën e ujit kurativ për të ujitur tokën

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 25.08.2025, 17:00

Një javë më parë JOQ Albania publikoi me pamje se si Ujit të Ftohtë në fshatin Vleshë të njësisë administrative Sllovë në Dibër, i kishte dalë pronari.

Një burrë pretendon se është pronar i burimit me ujë kurativ që frekuentohet nga shumë vizitorë. Ai ndalon me forcë njerëzit që t’i afrohen ujit duke i thënë “Ikni me të mirë se pastaj do ikni me dajak.”

Pavarësisht se qytetarët i bënë thirrje publike policisë që të reagonte, duket se asgjë nuk ka ndryshuar. Sot një tjetër qytetar i është drejtuar redaksisë sonë për të treguar se çfarë po ndodh te burimi i Ujit të Ftohtë.

Sot është bashkëshortja e pronarit “të egër”, e cila shihet duke hequr gurët dhe sfungjerët që ishin vendosur për të mbajtur ujin e mbledhur.

Përshëndetje JOQ, te Uji i Ftohtë Vlesh Dibër, po prishin vaskat dhe nuk po lejojnë njerëzit të hyjnë. I ka dalë pronari, po ndodh tani. Kjo është gruaja e pronarit, po heq gurët dhe sfungjerët për të liruar ujin që të vadisë arat. Policia nuk ka ndërhyrë,” shkruan qytetari.

Teksa zonja hap rrugën e ujit për te tokat e saj, pushuesit e shohin të habitur pa bërë asnjë veprim. Nuk është e sigurt nëse policia do të reagojë këtë herë, apo një destinacion turistik do të ‘sakrifikohet’ për tekat e një pronari të vetëshpallur.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit