Parandjenja e gjyshes nuk i ndaloi dot, një i dehur ia mori vajzat përgjithmonë

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 25.08.2025, 15:51

Detaje rrënqethëse kanë dalë nga tragjedia e rëndë që i mori jetën dy motrave Dhimaku në aksin Sarandë–Delvinë mbrëmjen e djeshme.

Pak orë para aksidentit fatal, dy të rejat pasi kishin vizituar vëllain kishin marrë leje nga prindërit për të dalë në qytet, duke i thënë se do të pinin një kafe me shoqen e tyre, Antonelën, e cila fatmirësisht shpëtoi. Por ajo që sot tingëllon si një thirrje e fundit, erdhi nga gjyshja e tyre: e shqetësuar pas një ëndrre të keqe, ajo iu lut vajzave të mos iknin. Paralajmërimi i saj, për fat të keq, mbeti i pavlefshëm.

Sot, mbi fshatin Kopaçez ka rënë një hije e rëndë zie. Banorët tregojnë se babai i vajzave, Rizal Dhimaku, të cilin e njohin si “Zotja”, shihet në çdo çast duke vajtuar humbjen e papërballueshme. Ai, një bari i thjeshtë që i kishte rritur vajzat mes halleve e sakrificave duke shitur sherebel për të mbajtur familjen, sot është përballë dhimbjes më të madhe që mund të përjetojë një prind.

Një pakujdesi e një shoferi të dehur ua shoi jetën dy të rejave, duke lënë pas vetëm dhimbje, lot e kujtime të këputura në mes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit