Rrëfehet motra e viktimës: Ai e rrihte dhe e linte shtatzënë të mos ndahej

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 25.08.2025, 14:00

Një tragjedi e rëndë ka tronditur komunitetin shqiptar në Greqi, ku në qytetin e Volos, 40-vjeçari Pandeli Nakoleci vrau me thikë bashkëshorten e tij, 36-vjeçaren Marjola Nakoleci.

Motra e viktimës ka treguar detaje tronditëse mbi dhunën dhe abuzimin që Marjola kishte përjetuar gjatë martesës. Ajo thotë se 36-vjeçarja ishte viktimë e dhunës fizike dhe seksuale, ndërsa bashkëshorti e përdhunonte dhe e detyronte të mbetej shtatzënë për të mos i dhënë mundësi të divorcohej.

“Ajo shkonte dhe bënte aborte shpesh,” rrëfeu motra, duke theksuar se 40-vjeçari e kërcënonte vazhdimisht se “nëse divorcohej prej tij, do të bënte më keq”.

Sipas saj, sjellja e burrit u përkeqësua pas ardhjes së fëmijëve, duke ushtruar dhunë edhe para syve të tyre. Motra pranon se familja ishte në dijeni të situatës, por nuk kishte bërë kallëzim.

“Për shumë vite nuk folëm dhe është faji ynë. Sepse i thoja motrës sime të divorcohej prej tij, por ajo kishte frikë. Bëra gjithçka që munda për ta ndihmuar, me para, por ajo nuk mundi të përballonte,” tha ajo. “Ai u thoshte fëmijëve ‘qëndroni larg, mbylleni gojën’ dhe e rrihte para tyre”.

E tronditur, ajo shtoi se Marjola kishte jetuar për vite të tëra nën frikën dhe terrorin e vazhdueshëm të bashkëshortit, duke mos gjetur dot rrugëdalje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit