Pëllumbi i shpëton jetën shoferit, frenon buzë greminës

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 25.08.2025, 14:00

Një ngjarje e pazakontë dhe emocionuese ka tërhequr vëmendjen e përdoruesve të rrjeteve sociale ditët e fundit. Një video tregon momentin kur një pëllumb i bardhë shpëton jetën e një shoferi në një mënyrë thuajse të mrekullueshme.

Sipas videos, shoferi po udhëtonte në një rrugë pa ndriçim, kur papritur një pëllumb i bardhë ka dalë para xhamit të makinës. Pa humbur kohë, shoferi ka frenuar menjëherë.

Pas frenimit të befasishëm, shoferi ka parë me habi se rruga përpara tij çonte drejt një greminë të thellë një rrezik që mund të kishte përfunduar tragjikisht nëse nuk do të kishte frenuar përmes këtij sinjali të pazakontë nga pëllumbi.

Videon e ngjarjes shoferi e ka publikuar me mbishkrimin “Zoti e dërgoi!”, duke e cilësuar momentin si një shpëtim të mbinatyrshëm.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit