Zbardhet vrasja e shqiptares në Greqi, bashkëshorti e linte shtatzënë që të mos divorcoheshin

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 25.08.2025, 14:04

Ekspertiza mjeko-ligjore ka konfirmuar se 36-vjeçarja shqiptare Marjola Nakoleci, e vrarë në Volos të Greqisë të premten në mëngjes, humbi jetën pas një goditjeje fatale me thikë në kraharor.

Sulmi i rëndë ndodhi në prani të katër fëmijëve të mitur, të cilët mbetën dëshmitarë të një skene makthi.

Sipas raportimeve nga mediat greke, ekspertiza tregoi gjithashtu se viktima kishte lëndime të shumta në pjesë të ndryshme të trupit, që sipas mjekëve, janë dëshmi e dhunës së vazhdueshme në familje nga bashkëshorti i saj 40-vjeçar, Pandeli Nakoleci.

Dëshmi të rënda janë dhënë nga fëmijët dhe motra e viktimës, të cilët tregojnë një histori të gjatë abuzimi psikologjik, fizik dhe seksual ndaj 36-vjeçares. Sipas motrës së saj, gruaja ishte njohur me Nakolecin që në moshë të re dhe ka qenë përdhunuar prej tij me qëllim që ta linte shtatzënë, për të penguar divorcin.

Martesa e saj, sipas dëshmive, ka qenë e mbushur me dhunë, kërcënime dhe frikë. Madje, 36-vjeçarja është kërcënuar për jetën e fëmijëve të saj nëse do të guxonte të largohej nga ai. Motra e saj tha gjithashtu se viktima kishte pasur disa aborte të përsëritura, të cilat dyshohet se lidhen me abuzimin dhe presionin e ushtruar nga bashkëshorti.

Kujtojmë se autori i dyshuar, i cili tashmë ndodhet në paraburgim nën masa të rrepta sigurie, është akuzaur për vrasje me dashje në kuadër të dhunës në familje dhe pritet të dalë për të dhënë dëshminë e tij zyrtare të martën.

Ndërkohë, autoritetet greke kanë nisur një hetim urgjent social për të vendosur mbi kujdestarinë e katër fëmijëve, të cilët aktualisht ndodhen nën kujdesin e familjarëve të viktimës.

Ky krim ka tronditur opinionin publik grek dhe ka ringjallur debatet mbi nevojën për mbrojtjen e grave nga dhuna në familje, përfshirë edhe masat parandaluese që munguan në këtë rast tragjik.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit