Shoferi manovron rrezikshëm duke cënuar jetën e qytetarëve

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 25.08.2025, 14:09

Një manovër e rrezikshme për pak sa nuk shkaktoi një aksident zinxhir pranë mbikalimit të Rinasit, në Vorë.

Në pamjet e siguruara nga JOQ Albania, shihet një automjet luksoz që tenton të kthehet në vend, edhe pse sinjalistika rrugore e ndalon një veprim të tillë. Për të shmangur përplasjen, makina që vinte pas detyrohet të frenojë me forcë, ndërsa nga ana tjetër e rrugës qarkullonin mjete të tjera.

Te mbikalimi i Rinasit, te Megateku, burim aksidenti”, shkruan qytetari që ka dërguar videon.

Ngjarje të tilla nuk janë të rralla në rrugët e vendit. Për këtë arsye, u bëhet apel shoferëve të tregojnë kujdes më të madh, duke menduar jo vetëm për jetën e tyre, por edhe për sigurinë e përdoruesve të tjerë të rrugës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit