Butrinti ‘mbytet’ nga mbeturinat, vizitorët e shqetësuar për mjedisin dhe pasurinë kulturore

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 25.08.2025, 11:11

Një qytetar që ditën e djeshme ka vizituar Parkun Kombëtar të Butrintit ka ngritur shqetësimin për ndotjen e ujërave në zonën arkeologjike, duke nisur që nga pjesa e jashtme dhe deri tek amfiteatri antik, një nga atraksionet kryesore të parkut.

Sipas denoncimit të bërë përmes redaksisë sonë, vizitori përshkruan gjendjen e parkut ku pjesa e jashtme është e mbushur me shishe plastike dhe mbeturina, shoqëruar me një erë të pakëndshme, ndërsa niveli dhe cilësia e ujit pranë strukturave antike lë shumë për të dëshiruar.

Qytetari thotë se niveli i ujit nuk është i qëndrueshëm, por një mirëmbajtje minimale sezonale do ta përmirësonte ndjeshëm situatën dhe imazhin që jep te turistët vendas dhe të huaj.

Parku i Butrintit, pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s, është një nga destinacionet më të rëndësishme turistike dhe kulturore në Shqipëri, prandaj menaxhimi i mbetjeve, mirëmbajtja e mjedisit dhe mbrojtja e pasurisë arkeologjike janë jetike për ruajtjen e këtij thesari kombëtar.

Qytetari u bën thirrje institucioneve përgjegjëse, përfshirë Administratën e Zonave të Mbrojtura dhe bashkinë Sarandë , që të marrin në konsideratë këtë shqetësim dhe të ndërhyjnë me masa të menjëhershme për pastrim dhe mirëmbajtje.

Denoncimi i qytetarit:

Pershendetje, Ju shkruaj sepse vizitova sot parkun e Butrintit dhe kjo ishte gjendja e ujerave duke filluar qe nga pjesa e jashtme plot me shishe plastike dhe ere te pakendshme e duke vazhduar brenda me ujin sidomos te pjesa e anfiteatrit. Kuptoj qe eshte liqeni dhe niveli i ujit nuk eshte i qendrueshem brenda qytetit antik por nje mirembajtje minimale sezonale besoj se do e permiresonte situaten. Shpresoj qe nepermjet faqes tuaj problematika te shihet nga personat perkates. Faleminderit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit