Grabitje me forcë në Prizren, viktima një shtetase e huaj

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 25.08.2025, 21:22

Një grabitje e armatosur është raportuar pasditen e së dielës në qytetin e Prizrenit, ku viktimë ka mbetur një shtetase e huaj.

Sipas të dhënave të Policisë, rreth orës 15:20 dy persona të panjohur kanë hyrë në banesën e ankueses dhe duke përdorur forcë fizike i kanë grabitur rreth 2,000 euro para të gatshme si dhe dy telefona celularë.

Pas grabitjes, të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur.

Viktima ka marrë trajtim mjekësor, ndërsa prokurori i rastit është njoftuar dhe hetimet janë duke u zhvilluar nga njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit