Përfundon pushimi për deputetët në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 25.08.2025, 09:24

Pushimi vjetor për deputetët zyrtarisht përfundoi. Puna e Shtëpisë ligjvënëse fillon sot me takim të kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi me raportuesit parlamentarë, në të cilin do të informojë për aktivitetet aktuale në dhomën ligjvënëse, pas bashkërendimit të rregullt me ​​koordinatorët e grupeve parlamentare. Në ueb faqen e Kuvendit, përveç brifingut me gazetarët, Kuvendi nuk ka planifikuar aktivitete të tjera deri në fund të javës.

Pushimi i deputetëve u ndërpre më 16 gusht kur u thirr një seancë e jashtëzakonshme për Propozim-ligjin për ndryshimet dhe plotësimet në Kodin Zgjedhor, pas një procedure të shkurtuar që nuk kaloi për shkak të mungesës së shumicës së Badinterit. Më parë, më 13 gusht seancë mbajti edhe Komisioni për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve, i cili formoi një Komision për përzgjedhjen e kandidatëve për kryetar të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit. Zakonisht, pushimi i deputetëve fillon pas Festës Kombëtare Ilinden.

Kryetari i Kuvendit Gashi më 9 gusht i shpalli zgjedhjet lokale për 19 tetor. Kuvendi pritet të mbajë seanca plenare dhe të komisioneve deri para fillimit të fushatës për zgjedhjet lokale më 29 shtator.

Në brifingun e fundit me gazetarë, kryetari i Kuvendit kujtoi se dhoma ligjdhënëse, është në mbledhje të përhershme dhe se nëse është e nevojshme, deputetët do të thirren në seanca.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit