Proshuta Fix e blerë te Diambe me datë të rregullt, por brenda e prishur

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 25.08.2025, 09:01

Siguria ushqimore në Shqipëri prej kohësh është kthyer në një ndër temat më të diskutuara, pasi skandalet me produkte të prishura apo jashtë standardeve shfaqen pothuajse çdo muaj.

Një rast i tillë është denoncuar sot nga një qytetare, e cila i është drejtuar redaksisë sonë përmes mesazhit dhe fotove që tregojnë qartë gjendjen skandaloze të një produkti. Sipas saj, proshuta e markës “Fix”, e blerë në rrjetin e supermarketeve Diambe, mbante të shënuar datën e skadencës 21/09, pra brenda afatit të konsumimit. Por sapo e hapi, ajo u shokua: produkti ishte i prishur.

Ky nuk është një rast i izoluar. Ngjarje të tilla që përsëriten vazhdimisht tregojnë për një dështim total të institucioneve që duhet të garantojnë kontrollin e produkteve ushqimore. AKU, edhe një herë, duket se bën “sy të mbyllur”, ndërkohë që qytetarët rrezikohen çdo ditë nga produkte të dyshimta që arrijnë të dalin në treg.

Mesazhi i qytetarit:

Përshëndetje JOQ, kjo pako proshute është blerë dje te marketi Diambe në Astir. Një skandal i vërtetë, si nga prodhuesi, ashtu edhe nga marketi që e tregton. Data e skadencës është 21/09/2025.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit