Po kalonte pushimet në Sarandë, gjendet i vetëvarur në banesë 15-vjeçari nga Tirana

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 24.08.2025, 23:15

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e së dielës fshatin Çukë të Sarandës, ku një i mitur është gjetur i vetëvarur në banesën e të afërmve të tij.

Fillimisht u raportua se bëhej fjalë për një vajzë 15-vjeçare. Megjithatë, burime për JOQ Albania, si dhe dëshmitarë nga vendngjarja, kanë saktësuar se viktima është një djalë 15-vjeçar nga Tirana, me inicialet S.F., i cili kishte shkuar në Sarandë për të kaluar pushimet pranë të afërmve të tij.

Trupi i tij është transportuar në morgun e Sarandës, ndërkohë që autoritetet vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje tragjike.

Ky rast thekson edhe një herë nevojën urgjente për më shumë vëmendje ndaj shëndetit mendor të të rinjve. Ata shpesh mbartin brenda vetes sfida dhe dhimbje të padukshme, të cilat, nëse nuk adresohen me kujdes, mund të përfundojnë në tragjedi të tilla.

Është një thirrje e fortë për familjet, shoqërinë dhe institucionet që të jenë pranë brezit të ri, duke mos i lënë të vetëm përballë vështirësive të tyre.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit