Në lule të rinisë/ Elvisa dhe Rozina, dy motrat që humbën jetën tragjikisht në aksident

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 24.08.2025, 22:43

Vajzat që shihni në foto janë motrat Dhimaku, Elvisa 22-vjeçe dhe Rozina 20-vjeçe, të cilat humbën jetën tragjikisht mbrëmjen e sotme në një aksident të rëndë rrugor në aksin Sarandë-Delvinë.

Elvisa që drejtonte mjetin, dhe motra e saj Rozina, e cila studionte për mjekësi, nuk arritën t’i mbijetonin përplasjes fatale.

Aksidenti ndodhi pranë vendit të quajtur “Pularia”, ku makina e tyre u përplas kokë më kokë me një Audi të drejtuar nga 23-vjeçari, Kevin Nora.

Përplasja rezultoi fatale për dy motrat, ndërsa e plagosur ka mbetur edhe 24-vjeçarja Antonela Zhupa, e cila ndodhet në spitalin e Sarandës nën kujdesin e mjekëve.

Forcat e policisë, ambulanca dhe zjarrfikësit mbërritën menjëherë në vendngjarje, ndërsa hetimet për shkaqet e aksidentit vijojnë.

JOQ Albania i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe të afërmve të viktimave dhe i uron shërim të shpejtë Antonelës!

Ky aksident është i katërti i shënuar vetëm gjatë ditës së sotme në vend, duke rënduar bilancin me 3 viktima dhe 4 të plagosur.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit