Lajm i mirë: Pas publikimit në JOQ, gjendet shëndoshë e mirë gjyshi 87-vjeçar nga Belshi

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 24.08.2025, 20:22

Një lajm i mirë vjen nga Belshi, ku është gjetur shëndoshë e mirë gjyshi 87-vjeçar, Dyle Zaimi, i raportuar një ditë më parë si i humbur.

Familjarët kanë njoftuar redaksinë e JOQ Albania se i moshuari është kthyer pranë shtëpisë dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. Ata falënderojnë nga zemra të gjithë qytetarët që ndihmuan me informacion apo sensibilizim për gjetjen e tij.

Mbrëmjen e djeshme, i biri që jeton në Itali iu drejtua redaksisë sonë me apel për ndihmë, pasi babai i tij kishte dalë për shëtitje në mëngjes dhe nuk ishte kthyer më në banesë. Fatmirësisht, historia është mbyllur me një fund të lumtur.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit