Ish-gruaja krahason Baromin e Fondit Besa me dhi, pasi ngriti mollëzat me botoks

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 24.08.2025, 19:18

Duket se mirëmbajtja në fytyrë që ka bërë Barom Muçaj i Fondit Besa ka nxitur komente humoristike nga ish-bashkëshortja Vjollca e cila duket se nuk i paska pritur mendjehapur touch-upet në fytyrë të ishit.

Duket se Vjollca ka xhelozuar tashmë që Baromi është rinuar në fytyrë duke hequr dhjamin e gushës e duke ngritur mollëzat me botoks. Sipas burimeve, pas rinimit të Baromit nëpërmjet fillerave dhe botoksit i atribuohet një arsye shumë e fortë romantike.

Ishja duket se s'e ka lënë pa komentuar në rrjetet sociale këtë ndryshim të Baromit, dhe e ka krahasuar këtë të fundit me një cjap të plakur.

"Sa i mirë që asht",-shkruan ajo përbri fotos me tallje.

JOQ raportoi pak ditë më parë se në moshën 65-vjeçare, Bajram Muçaj i Fondit Besa është shfaqur në disa dalje familjare me lëkurë më të tërhequr, mollëza të ngritura dhe tipare të freskuara, duket dukshëm më i ri, duke sfiduar kështu shenjat e plakjes.

Muçaj u duk disa vite më i ri në disa foto të shkrepura gjatë një darke familjare. Ndryshimi para dhe pas ishte i pabesueshëm.

Një mjeke specialiste renditi disa nga ndërhyrjet që duket se ka kryer drejtuesi i njohur i financës, e këru përfshihet blefaroplastika në qepalla, shkrirja e dhjamit të gushës që të heq pamjen e mjekrës së dyfishtë, konturim të nofullës (jawline) dhe botox. Përpos tyre, mjekja vuri re edhe lyerjen e flokëve dhe mjekrës që, ndonëse nuk klasifikohen si ndërhyrje estetike, japin një efekt të dukshëm në pamje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit