Një video e mbërritur në redaksinë e JOQ Albania tregon dy fëmijë të mitur duke lëvizur me monopatine në mes të rrugës së mbushur me makina.
Pamjet alarmante janë filmuar ditën e sotme në zonën e Tufinës, në Tiranë. Dy të miturit shihen duke rrezikuar seriozisht jetën e tyre, ndërkohë që lëvizin mes trafikut të rënduar dhe automjeteve në lëvizje, duke u bërë njëkohësisht edhe burim aksidenti për drejtuesit e mjeteve.
JOQ Albania u bën thirrje prindërve të tregojnë kujdes dhe përgjegjësi maksimale për fëmijët e tyre, në mënyrë që situata të tilla të mos rrezikojnë më jetën e të miturve dhe sigurinë rrugore.