Uniforma ushtarake, bluzë me mbishkrime nacionaliste- Çka u gjet në shtëpinë e të dyshuarit për sulm ndaj KFOR-it?

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 24.08.2025, 17:42

Prokuroria Speciale në bashkëpunim me Policinë e Kosovës kanë arrestuar L.M., të dyshuarin për sulm ndaj KFOR-it dhe policies, të realizuar në Zveçan më 29 maj të vitit 2023.

Policia e Kosovës ka njoftuar gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit, janë sekuestruar një telefon, uniforma të ndryshme ushtarake, dy USB, dhe një bluzë me mbishkrim nacionalist të cilën dyshohet se e ka pasur të veshur ditën kritike.

I dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit dhe me vendim të prokurorit të është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Po ashtu me vendim të prokurorit është iniciuar rasti për veprat penale : ‘Bashkim për veprimtari kundër kushtetuese, me qellim të sulmit kundër rendit kushtetues të Republikës se Kosovës’., ‘Rrezikim i personave nen mbrojtje ndërkombëtare’, ‘Sulm ndaj personit zyrtarë’ dhe ‘Pjesëmarrja në turmë që krye vepra penale dhe huliganizëm’”, thuhet tutje në njoftimin e policisë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit