Një situatë shqetësuese është regjistruar pranë Shkëmbit të Kavajës, ku një grumbull i madh mbetjesh ka mbuluar hapësirën, duke krijuar një pamje aspak të denjë për një zonë bregdetare që frekuentohet çdo verë nga pushues vendas dhe të huaj.
Në një kohë kur pastrimi dhe mirëmbajtja e vijës bregdetare duhet të ishte prioriteti kryesor i bashkive, realiteti në terren tregon krejt të kundërtën. Në vend të plazheve të pastra dhe një imazhi turistik, qytetarët përballen me grumbuj plehrash që jo vetëm dëmtojnë peizazhin, por rrezikojnë edhe shëndetin publik.
Megjithatë, ndërsa qytetarët ankohen për këtë situatë të rëndë, Bashkia Durrës dhe kryebashkiakja Emiriana Sako preferojnë të tregojnë në rrjete sociale “punët e kryera”, të cilat në realitet, sipas pamjeve të dërguara nga qytetarët, nuk kanë sjellë asnjë ndryshim në terren.