Përplasje për lirimin e hapësirave publike në Tiranë, pronari kundërshton IKMT-në

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 24.08.2025, 18:24

Aksioni për lirimin e hapësirave publike nuk ka kaluar pa përplasje dhe kundërshti nga pronarët e lokaleve të cilët kanë zaptuar trotuare, të cilat i kanë kthyer në biznese për përfitime familjare.

Kjo ngjarje ka ndodhur ditën e djeshme në zonën e Bulevardit të Ri në Tiranë, pranë ish-stacionit të Trenit. Punonjësit e IKMT-së kishin marrë urdhër për lirimin e një trotuari të kthyer në lokal, por pronari ka kundërshtuar këtë vendim.

Një qytetar shkruan për JOQ Albania: “Ndodhi te Bulevardi i Ri për shtesat e lokaleve. Është ky urdhri për heqjen e mbulojave. Erdhën këta të IKMT-së dhe donin të merrnin karriget. Filloi kundërshtimi nga pronarët, pasi lokali ngjitur ishte me veranda të ndërtuara. U ngatërruan, pastaj erdhi policia dhe i shoqëroi një çift të rinjsh. Më vonë i larguan karriget dhe tavolinat. Kaq! Unë isha kalimtar.

Në pamje duket se si një prej zyrtarëve mundohet të qetësojë një burrë, i cili dëgjohet duke thënë: Po erdhi tjetri të na bjerë mo burrë... Zyrtari i përgjigjet: Po zbatohet një vendim, është me letra. Ruani qetësinë.

Aksioni për lirimin e hapësirave publike ka dështuar në një pjesë të madhe të bizneseve, të cilat pavarësisht se pësuan humbje të rrethimit që u kanë bërë shtesave, përsëri vijojnë të përdorin hapësirat publike, duke lënë në mes të trotuareve karrige e tavolina shërbimi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit