Një gomisteri pranë rrethrrotullimit të Shkozetit në Durrës është përfshirë nga zjarr pak minuta më parë gjatë pasdites së kësaj të diele.
Pamjet e siguruara nga JOQ Albania tregojnë flakët dhe sasinë e madhe të tymit që ka mbuluar zonën. Në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikësit, të cilët po vijojnë punën për shuarjen e zjarrit. Deri në këto momente nuk raportohet për persona të lënduar.
Shkaku i shpërthimit të flakëve mbetet ende i paqartë, ndërsa pritet një njoftim zyrtar nga autoritetet për detaje të tjera.